IQE OFRON PËR STAFET AKADEMIKE DHE STUDENTËT SISTEMIN E VET TË MENAXHIMIT IQE - LMS. JU MUND TË OFRONI OSE NDIQNI PROGRAMIN TUAJ TË STUDIMIT
Arsimi në Shqipëri është organizuar në përputhje me Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve. KSHK është një sistem kombëtar për klasifikimin e kualifikimeve, sipas një tërësie kriteresh, për nivele specifike të të nxënit të përftuar, që ka për qëllim integrimin dhe koordinimin e nënsistemeve kombëtare të kualifikimeve dhe përmirësimin e transparencës, aksesit, përparimit dhe cilësisë së kualifikimeve që lidhen me tregun e punës dhe shoqërinë civile.
Në vitin 2010, me ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, është miratuar Korniza Shqiptare e Kualifikimeve ku zbatimi i tyre përfshin arsimin e përgjithshëm, arsimin profesional, formimin profesional, të grupuara në 8 nivele bazuar në njohuritë, aftësitë dhe kompetencat që ato ofrojnë. [Ligji nr. 10247, Shtojca 2]:
Referuar niveleve mbi të cilat mbështetet veprimtaria e institucioneve:
- Niveli 8 përfshin Doktoratë (Diplomë universitare për gradë shkencore), programe studimi / Kualifikim për specialist ekspert (diplomë universitare për specializime apo kualifikime post master). Kurse specializimi bazuar në kërkesa profesionale, përftimi ose përditësimi i njohurive të reja ose kompetencave më të gjera (Certifikatë Profesionale).
- Niveli 7 përfshin Programe studimi Master (Diplomë universitare) Programe studimi / Kualifikime e Specializime për menaxherë të lartë dhe për specialistë të lartë (Diplomë universitare profesionale për kualifikime apo specializime post Bachelor)
- Niveli 6 përfshin Programe studimi Bachelor (Diplomë universitare) Programe studimi profesionale Bachelor, Kualifikime për menaxherë dhe për specialistë (Diplomë universitare). Kurse për menaxherë, specialistë dhe teknikë të lartë sipas niveleve të "Arsimit Profesional" (Certifikatë Profesionale)
- Niveli 5 përfshin Programe studimi deri në dy vjet pas arsimit të mesëm (Diplomë Profesionale) Programe studimi deri në dy vjet pas arsimit të mesëm/Kualifikime për menaxherë të rinj dhe për teknikë të lartë deri në dy vjet pas arsimit të mesëm (Diplomë Profesionale)
Ndërsa nivelet e tjera i përkasin, arsimit të mesëm, arsimit profesional të mesëm etj
ARSIMI PARAUNIVERSITAR:
ARSIMI UNIVERSITAR:
Nivelet nga 5 në 8 ofrohen nga Institucionet e arsimit të lartë që mund të jenë publike ose jo publike. Akti rregullatur për arsimin e lartë është Ligji 80/2015 dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. Programet e studimit [neni 6,pika 22, LAL 80/2015] që ofrohen nga institucionet e arsimit të lartë në vend, janë organizuar dhe përshtatur sipas parimeve të Bolonjës dhe prej vitit 2007, ato janë organizuar në bazë të ECTS.
LAL përcakton qartë nivelet e edukimit formal (ciklet e studimit), programet e studimit, kreditet përkatëse dhe kohëzgjatjen e tyre si më poshtë:
− Programet e studimit të ciklit të parë [neni 73, LAL 80/2015], janë:
Programet profesionale (programe të edukimit universitar) të organizuara me 60 ose 120 kredite, me kohëzgjatje 1 ose 2 vite akademike dhe bazuar në njohuritë, aftësitë dhe kompetencat që ato ofrojnë, i përkasin nivelit 5 të KSHK.
Programet e studimit bachelor janë të organizuara me jo më pak se 180 ECTS dhe me kohëzgjatje normale të tyre tre vite akademike nëse ato ofrohen me kohë të plotë ose 4 vjet nëse ato ofrohen me kohë të pjesshme. Referuara KSHK ato i përkasin nivelit 6 të saj.
− Programet e studimit të ciklit të dytë [neni 75, LAL 80/2015], janë të organizuara në:
Programet e studimit "Master Profesional" të organizuara me 60 ose 120 kredite dhe me kohëzgjatje 1 ose 2 vite akademike dhe ofrohen pas ciklit të parë të studimit.
Programet e studimi "Master i Arteve" dhe "Master i Shkencave" të organizuara me 120 kredite, me një kohëzgjatje normale 2 vite akademike dhe ofrohen pas ciklit të parë të studimit.
Programet e integruara të studimit (diplomë e integruar) i përkasin kryesisht profesioneve të rregulluara të organizuar në 5 ose 6 vite studimi dhe të ekuivalentuara në 300 ose 3600 ECTS.
Programet e ciklit të dytë i korrespondojnë nivelin 7 të KSHK.
− Programet e studimit të ciklit të tretë [neni 77, LAL 80/2015], janë programet me profil të thelluar shkencor dhe niveli i dijeve, aftësive e kompentencave janë të avancuara dhe ekuivalente me nivelin e 8 të AQF.
Programet e studimeve “Master ekzekutiv” ofrojnë arsimim të një niveli të lartë shkencor dhe profesional. Ato kanë kohëzgjatje normale një ose dy vite akademike dhe organizohen përkatësisht me 60 ose 120 kredite. Ato përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diploma “Master ekzekutiv” në fushën e arsimimit të kryer.
Programet e studimeve specializuese afatgjata janë programe të formimit profesional që ofrojnë njohuri për profesione të veçanta. Ato zgjasin jo më pak se dy vite akademike dhe organizohen me jo më pak se 120 kredite. Ato përmbyllen me provim formimi ose me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet “Diplomë specializimi” në fushën përkatëse të programit të studimit.
Studimet e doktoratës ndërtohen mbi programe individuale për aftësim të pavarur të kandidatëve në kërkimin shkencor në fushat e përcaktuara nga njësia bazë ose njësia kryesore. Ato kanë në themel kërkimin shkencor dhe veprimtaritë krijuese. Studimet e doktoratës zgjasin jo më pak se tri vite akademike dhe jo më shumë se pesë vite akademike. Në përfundim të studimeve të doktoratës lëshohet diploma e gradës shkencore “Doktor”. Institucionet e arsimit të lartë vendosin kritere për vlerësimin vjetor të ecurisë së kandidatëve dhe vazhdimin e punës për zhvillimin e projektit kërkimor.