Të rejat e fundit

Përfshirja e të rinjve në arsimin profesional dhe orientimin drejt tregut të punës

Përfshirja e të rinjve në zhvillimin e arsimit profesional është objektivi kryesor në arritjen e rezultateve të të nxënit. Në këtë kuader IQE në bashkëpunim me partneret e vet është duke parë mundësitë e përfshirjes së të rinjve në përmirësimin e politikave strategjike të zhvillimit të arsimit profesional në ndërlidhje me strategjitë e zhvillimit ekonomik. Kjo do të realizohet nëpërmjet një projekt-studimi mbi perceptimet, gjendjen dhe strategjitë për zhvillimin e shkollave profesionale. Studimi fillimisht do te realizohet mbi bazën e sondazheve gjithpërfshirese me nxënës dhe maturantë në shkolla të ndryshme të vendit. Pas realizimit të pyetesoreve do të zhvillohen analiza cilësore për kategori të ndryshme dhe specifika të caktuara. 

Projekti do të jape informacione dhe rezultate të rëndësishme mbi perceptimin e të rinjve dhe përfshirjen e tyre në programet profesionale lidhur me kurrikulat, hartimin e tyre, sa ata janë të integruar etj

....vijon...

IQE

Procesi i verifikimit të zbatimit të ligjshmërisë në institucionet jo publike të arsimit të lartë

Kontrolli i pajtueshmërisë së veprimtarisë së institucioneve jo publike të arsimit të lartë

imagesNë zbatim të nenit 7, pika 2, shkronja "e", tëligjit nr. 80/2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor...", vendimit nr. 505, datë 13.09.2017 të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e fushës së përgjegjësive..." dhe Urdhërit të MASR nr. 56, datë 12.02.2020 "Për realizimin e kontrollit të pajtueshmërisë së veprimtarisë së institucioneve e arsimit të lartë me aktet nënligjore në fuqi", MASR kërkon vënien nëdispozicion të dokumenteve sipas një liste.

Konkretisht kërkohen: Rregullorja  eIAL, rregullorete e programeve, sekretarisë, arkivës/protokollit, vendimet e senateve dhe bordeve të administrimit, organigrama, regjistri i studentëve, bilancet tatimore, listpagesat e personelit etj.

Informacioni i kërkuar duhet tëdorëzohet në MASR brenda datës 28.02.2020

Për më shumë informacion, na kontaktoni!

IQE