UPT & AKSHI: AI 4STEMPrograms
FAKULTETI I INXHINIERISË MATEMATIKE DHE INXHINIERISË FIZIKE

Projekti me titull “Integrimi i aplikimeve të AI në programet universitare të studimit të STEM” synon të hulumtojë potencialin që ka zbatimi i Inteligjencës Artificiale në fushën e edukimit duke e përfshirë atë në programet e ofruara nga institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Studimi eksploron fizibilitetin e integrimit të inteligjencës artificiale në aspekte të ndryshme në funksion të programeve të studimit dhe kërkimit shkencor, duke përfshirë elementë të zbatueshmërisë së saj në përmbajtje të kurikulave, përmirësimin e mësimdhënies me metodat inovative të AI, përdorimin e saj në probleme administrative dhe shërbimet mbështetëse në institucionet shqiptare të arsimit të lartë duke u fokusuar në veçanti në ato IAL që ofrojnë programe që janë pjesë e STEM.
Korrik 2025 - Janar 2026
Objektivi 1
- Identifikimi dhe vlerësimi i nevojave që kanë programet aktuale në drejtimet kryesore STEM
Korrik 2025 - Janar 2026
Nentor 2025 - Prill 2026
Objektivi 2
- Zhvillimi mekanizmave për përmirësimin e programeve ekzistuese STEM në UPT dhe UT
Nento 2025 - Maj 2026
Objektivi 3
Nento 2025 - Maj 2026
Objektivi 4
Objektivi 5
Objektivi 6
Objektivi 7
Objektivi 8
Objektivi 9
Objektivi 10
|
Objektivi |
Aktiviteti |
|
1. Identifikimi dhe vlerësimi i nevojave që kanë programet aktuale në drejtimet kryesore STEM
|
1.1. Analiza dhe studimi i praktikave më të mira ndërkombëtare të STEM në zhvillim 1.2. Identifikimi i programeve më të përshtatshme 1.3. Analiza e efikasitetit të programeve aktuale STEM në tregun e punës në Shqipëri dhe nevojat reale që tregu ka 1.4. Mbledhja e informacionit nga IAL-të dhe programet 1.5. Mbledhja e të dhënave cilësore dhe sasiore (5 pyetësorë) 1.6. Identifikimi i treguesve statistikorë për vlerësim dhe analizë 1.7. Zhvillimi i veprimtarive informuese, publikimi i rezultateve, hartimi i raportit |
|
2. Zhvillimi mekanizmave për përmirësimin e programeve ekzistuese STEM në UPT dhe UT
|
2.1. Vlerësim analitik në përmbajtje të kurrikulave ekzistuese STEM. 2.2. Identifikimi i drejtimeve kryesore për integrimin e AI në secilën program STEM që ofrohet aktualisht 2.3. Zhvillimi i metodologjisë për përditësimin e programeve ekzistuese 2.4. Publikimi i gjetjeve |
|
3. Hulumtimi i kapaciteteve aktuale për hapjen dhe ofrimin e programeve inovative në STEM |
3.1. Mbledhja e informacioneve mbi infrastrukturën kërkimore e logjistike 3.2. Vlerësimi i burimeve mbështetëse për të mbështetur programet STEM (2 pyetësore) 3.3. Organizimi i seminareve në njësitë kryesore |
|
4. Përgatitja e personelit akademik dhe ndihmës akademik në njësitë kryesore të përfshirë në programet STEM |
4.1. Përgatitja e informacioneve, materialeve trajnuese për personelin akademik 4.2. Praktikat më të mira të mësimdhënies dhe edukimit në programet STEM 4.3. Zhvillimi i seminareve dhe sesione trajnimi për anëtarët e fakultetit 4.4. Orientimi dhe përfshirja në bashkëpunim e ekspertëve të AI dhe fakulteteve në projekte të përbashkëta. |
|
5. Rritja e bashkëpunimit ndërdisiplinor dhe ndërinstitucional |
5.1. Zhvillimi i mjeteve të vlerësimit për të matur aftësinë e studentëve në konceptet e AI. 5.2. Të dhëna nga studentët, fakultetet dhe të diplomuarit për nevojat që ata kanë 5.3. Asistencë në hartimin e specifikimeve teknike për krijimin modeleve të ndryshme të laboratorëve 5.4. Zhvillimin e modaliteteve që inkurajojnë studentët të përdorin mjetet e AI 5.5. Studim i hollësishëm mbi burimet e mundshme për të siguruar akses në modele, programe 5.6. Zhvillimi i veprimtarive informuese, publikimi i rezultateve |
|
6. Zhvillimi i aftësive të studentëve nëpërmjet përvojës praktike |
6.1. Zhvillimi i mjeteve të vlerësimit për të matur aftësinë e studentëve në konceptet e AI. 6.2. Të dhëna nga studentët, fakultetet dhe të diplomuarit për nevojat që ata kanë 6.3. Asistencë në hartimin e specifikimeve teknike për krijimin modeleve të ndryshme të laboratorëve 6.4. Zhvillimin e modaliteteve që inkurajojnë studentët në përdorin mjetet e AI në zhvillimin e e mëtejshëm profesional 6.5. Studim i hollësishëm mbi burimet e mundshme për të siguruar akses në modele, programe 6.6. Zhvillimi i veprimtarive informuese, publikimi i rezultateve |
|
7. Transferimi i njohurive drejt biznesit e industrisë dhe krijimi i partneriteteve |
7.1. Studimi i mundësive të bashkëpunimit universitet-biznes-industri 7.2. Studimi i modaliteteve të përfshirjes së profesionistëve të biznesit dhe industrisë me eksperiencë 7.3. Ndërveprim i vazhdueshëm programe praktike për studentët, trajnime verore dhe intershipe. 7.4. Publikimi i gjetjeve në revista dhe konferenca shkencore |
|
8. Orientimi i programeve në hulumtimet shkencore drejt inovacionit dhe aplikimeve AI |
8.1. Përfshirja e qendrave kërkimore në veprimtari kërkimore 8.2. Disktutimi i praktikave më të mira për angazhimin e stafit dhe studentëve në projekte kërkimore të lidhura me AI. 8.3. Nxitja e bashkëpunimeve ndërkombëtare me universitete dhe institucione kërkimore. 8.4. Integrimi i programeve STEM për shkëmbimin e studentëve 8.5. Organizimi i një eventi ndërkombëtar mbi aplikimet e AI në programet STEM. |
|
9. Hartimi i një programi pilot STEM bazuar në në integrimin e koncepteve të AI. |
9.1. Përgatitja e strukturës së programit dhe plani mësimor ku të ndërthuren lëndë/module që përfshijnë tema të AI që lidhen me secilën disiplinë STEM si analiza e të dhënave, robotika dhe programimi, mësimi i bazuar në projekte, automatizimi dhe opotimizimi etj. 9.2. Hartimi i syllabuseve të programit që do të propozohet për tu licensuar në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike si dhe të ccdo element tjetër të nevojshëm në përmbushje të detyrimit ligjor në kuadër të licensimit dhe standarted e cilësisë. 9.3. Hartimi i planveprimit me hapat për vlerësim, monitorim dhe përmirësim të vazhdueshëm të tij duke garantuar në këtë mënyrë koherencën e tij me zbatimet më të fundit dhe përputhshmërinë e tij me kërkesat e tregut dhe zhvillimet e fundit. |
|
10. Hartimi i udhëzuesëve për organizimin dhe përmbajtjen e programeve kryesore të STEM |
10.1.Përgatitja e dokumenteve të nevojshëm të cilët do të shërbejnë si praktika orientuese. 10.2.Organizimi i eventeve informuese, diskutimi dhe finalizimi i produkteve kryesore të projektit 10.3.Përgatitja e dokumentacionit përmbyllës, mbyllja e projektit |
